Parathënie

Ky libër është për fillestarët në programim, qofshin nxënës të shkollës 9-vjeçare ose të shkollës së mesme, apo të tjerë të çdo moshe. Konceptet e programimit mësohen hap pas hapi, nëpërmjet zgjidhjes së ushtrimeve dhe problemave, të cilat fillojnë shumë të thjeshta dhe vijnë gradualisht duke u bërë më interesante.

Në fakt, synimi i këtij libri është që ti aftësojë lexuesit në zgjidhjen e problemave të programimit, dhe jo që t’ju mësojë ndonjë gjuhë të veçantë programimi. Gjuha e programimit mësohet vetvetiu si një mjet i nevojshëm për të shprehur zgjidhjen e problemit. Kështu që mësimi i veçorive të gjuhës së programimit nuk do të jetë shterues, do të mësojmë vetëm aq sa na duhet.

Po ashtu, edhe mësimi i teknikave algoritmike nuk do të jetë shterues, do të mësohen vetëm ato që na duhen për problemat përkatëse. Kurse vetë problemat mund të jenë shpeshherë sfiduese dhe të kërkojnë disa njohuri matematike dhe aftësi të forta llogjike për tu zgjidhur. Në fakt, shumica e këtyre problemave janë marrë prej olimpiadave të programimit që zhvillohen online, dhe shpresoj se do të jenë zbavitëse, por njëkohësisht edhe do ti ndihmojnë studentët që të aftësohen për të konkuruar në këto olimpiada. Ose të paktën do ti ndihmojnë në hapat e para në këtë drejtim.

Gjuha e përdorur për zgjidhjen e problemave është Python (ose më saktë Python3), si një gjuhë e thjeshtë për fillestarët, me aftësi shprehëse të fuqishme, e një niveli pak më të lartë se gjuhët e tjera të nivelit të lartë, por edhe që përdoret gjerësisht në praktikë, në çdo fushë të programimit, duke përfshirë aplikacionet desktop, aplikacionet shkencore, aplikacionet web, inteligjencën artificiale, robotikën, etj. Në fakt, Python është gjuha që përdoret nga Google për motorin e tij të famshëm të kërkimit, i cili sistemon informacionin e gjithë botës, për YouTube, etj. A doni më për Python?

Si një mjedis pune për fillestarët, unë sugjeroj që të instalohet LinuxMint Xfce në një makinë virtuale (VirtualBox), i cili e ka të instaluar vetvetiu Python3 dhe çdo gjë tjetër që mund të na duhet. Lidhjet dhe videot e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë për ta bërë këtë:

Edhe pse nuk është e nevojshme që të studiohet ndonjë tutorial ose manual për Python para se të fillohet ky libër, po i jap gjithsesi disa referenca për ata që dëshirojnë të thellohen më tepër në detajet e gjuhës Python, para ose pasi ta kenë lexuar këtë libër:

Na vaftë mbarë!