Problemi 061

Kërkesa

Çdo ditë Majko shkon në punë me autobus, ku pret një biletë. Çdo biletë ka një kod me shkronja latine. Majko beson se dita do ti shkojë mbarë nëse kodi i biletës ka vetëm 2 shkronja alternuese, si p.sh. xyxyxy… ku x!=y.

Bëni një program që merr kodin e biletës dhe nxjerr “YES” nëse është alternues, dhe “NO” në të kundërt.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/TICKETS5

Shembull

$ cat input.txt
2
ABABAB
ABC

$ python3 prog.py < input.txt
YES
NO

Detyra

Një ari i vogël polar ka qejf të hajë biskota dhe të pijë qumësht. Për këtë arsye shkon shpesh në kuzhinë. Ai qëndron në kuzhinë N minuta, dhe çdo minutë ose ha një biskotë, ose pi qumësht. Meqenëse biskotat janë shumë të ëmbla, prindërit e kanë këshilluar që sa herë të hajë një biskotë, në minutën tjetër duhet të pijë qumësht.

Na jepet sa minuta ka ndenjur në kuzhinë arushi dhe çfarë ka bërë çdo minutë: ka ngrënë biskotë apo ka pirë qumësht. Gjeni nëse arushi i ka zbatuar ose jo këshillat e prindërve, dmth që pas ngrënies së një biskote ka pirë qumësht.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/COOMILK

Shembull

$ cat input.txt
4
7
cookie milk milk cookie milk cookie milk
5
cookie cookie milk milk milk
4
milk milk milk milk
1
cookie

$ python3 prog.py < input.txt
YES
NO
YES
NO