Problemi 15

Kërkesa

Jepet një varg me zero-njësha. Numërojmë kalimet 0-1 ose 1-0 në këtë varg, duke e menduar vargun si ciklik (shifrën e fundit ta mendojmë si të ngjitur me shifrën e parë). Këtë varg e quajmë uniform nëse ka të shumtën 2 kalime të tilla, përndryshe e quajmë jo-uniform. Gjeni nëse vargu i dhënë është uniform ose jo.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/STRLBP

Shembull

$ cat input.txt
4
00000000
10101010
10000001
10010011

$ python3 prog.py < input.txt
uniform
non-uniform
uniform
non-uniform