Problemi 08

Kërkesa

Mësuesi u ka dhënë nxënësve për të lexuar një libër historik, dhe u ka kërkuar si detyrë që të shkruajnë emrat e disa prej personaliteteve të shquar që përmenden në të. Mirëpo kur nxënësit dorëzuan detyrat mësuesi mbeti i pakënaqur sepse nuk i kishin formatuar emrat siç duhet.

Një emër mund të ketë tre pjesë, emrin e personit, emrin e babait dhe mbiemrin. Nga këto, mbiemri nuk mungon asnjëherë, kurse dy të tjerët mund edhe të mos shkruhen. Të treja pjesët duhet të fillojnë me shkronjë të madhe, kurse shkronjat e tjera duhet të jenë të vogla. Dy pjesët e para duhet të shkruhen me shkurtim, vetëm shkronja e parë dhe një pikë pas saj.

Bëni një program që lexon disa emra dhe i shkruan siç duhet.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/NITIKA

Shembull

$ cat input.txt
3
gandhi
mahatma gandhI
Mohndas KaramChand gandhi

$ python3 prog.py < input.txt
Gandhi 
M. Gandhi 
M. K. Gandhi