Problemi 105

Kërkesa

Kur pohojmë zakonisht e tundim kokën nga lart poshtë. Le ta shënojmë me Y, për “yes”. Kur mohojmë e tundim kokën nga e majta në të djathtë, rreth boshtit vertikal. Le ta shënojmë me N për “no”.

Por indianët zakonisht përdorin një shenjë tjetër për të pohuar, duke e tundur kokën nga e majta në të djathtë rreth boshtit para-mbrapa. Le ta shënojmë këtë me I.

Një djalë vëzhgoi disa persona në një stacion treni dhe mbajti shënim shenjat që bënin me kokë (duke përdorur shkronjat Y, N dhe I). Bëni një program që shfaq nëse personi në fjalë është indian, jo indian, ose nuk mund ta themi me siguri.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/HEADBOB

Shembull

$ cat input.txt
3
5
NNNYY
6
NNINNI
4
NNNN

$ python3 prog.py < input.txt
NOT INDIAN
INDIAN
NOT SURE

Zgjidhja

T = int(input())
for t in range(T):
    n = int(input())
    str = input()
    if 'I' in str:
        print('INDIAN')
    elif 'Y' in str:
        print('NOT INDIAN')
    else:
        print('NOT SURE')

Sqarime

Operatori in në këtë rast teston nëse një shkronjë ndodhet brenda një vargu. P.sh:

$ python3
>>> 'b' in 'abc'
True
>>> 'x' in 'abc'
False