Problemi 113

Kërkesa

Vogëlushja Meli i ka qejf balonat me ngjyra dhe mami i ka blerë për ditëlindje disa balona me ngjyra të kuqe dhe blu. Mirëpo Meli do të dëshironte ti kishte të gjitha balonat me të njëjtën ngjyrë, kështu që mori kolorat dhe ju fut punës për ti ngjyrosur.

Bëni një program që gjen sa është numri më i vogël i balonave që duhen ngjyrosur, për ti bërë të gjitha me të njëjtën ngjyrë.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/CHN09

Shembull

$ cat input.txt
3
ab
bb
baaba

$ python3 prog.py < input.txt
1
0
2

Balonat e kuqe i kemi shënuar me a, blutë me b. Në rastin e parë mjafton të ngjyrosim një balonë të kuqe me blu, ose një blu me të kuqe. Në rastin e dytë të gjitha balonat kanë të njëjtën ngjyrë. Kurse në rastin e tretë mjafton të ngjyrosim dy balonat blu me të kuqe.

Zgjidhja 1

Sqarime

Gjemë numrin e balonave të kuqe dhe blu, dhe pastaj printojmë minimumin e tyre.