Problemi 001

Kërkesa

Bëni një program që merr 5 numra dhe nxjerr katrorin e tyre (fuqinë e dytë).

Shembull

$ cat input.txt
13
7
3
11
5

$ python3 p001.py < input.txt
169
49
9
121
25

Shënim: Komanda cat shfaq në ekran përmbajtjen e një skedari.

Zgjidhja 1

n = int(input())
print(n * n)
n = int(input())
print(n * n)
n = int(input())
print(n * n)
n = int(input())
print(n * n)
n = int(input())
print(n * n)

https://tinyurl.com/101-prog-001-1

Sqarime

Ne duam të lexojmë një numër, por funksioni input() kthen një string (varg me shkronja), kështu që përdorim funksionin int() për ta kthyer në integer (numër të plotë).

Zgjidhja 2

for i in range(5):
    n = int(input())
    print(n * n)

https://tinyurl.com/101-prog-001-2

Sqarime

Duke përdorur një cikël for që përsëritet 5 herë, shmangim përsëritjen në program të atyre dy rreshtave.

Vini re që : në fund të rreshtit for... tregojnë që më poshtë vjen një bllok me instruksione (komanda, ose rreshta programi). Të gjithë rreshtat e këtij blloku janë të spostuar në brendësi të rreshtit for... me të njëjtin numër hapësirash. Ky bllok përsëritet sa herë që ti thotë komanda for... (në rastin tonë, 5 herë).

Funksioni range(5) kthen një objekt që ka 5 vlera, siç tregon edhe kjo provë:

$ python3
>>> list(range(5))
[0, 1, 2, 3, 4]
>>> quit()
$ _

Detyra

Bëni një program që merr 5 numra dhe nxjerr kubin e tyre (fuqinë e tretë).