Problemi 053

Kërkesa

Cufi sapo ka marrë një lidhje interneti të re. Të dhënat e përdorimit të internetit prej tij janë si më poshtë.

\(T_1\) minutat e para shpejtësia e shkarkimit që ka përdorur është \(D_1\) MB në minutë, në \(T_2\) minutat e tjera është \(D_2\) MB/min, e kështu me radhë deri në \(T_N\) minutat e fundit kur shpejtësia ka qenë \(D_N\) MB/min.

Kompania e internetit i faturon 1 dollar për çdo 1 MB të shkarkuar, me përjashtim të \(K\) minutave të para, të cilat janë falas (si pjesë e ofertës).

Gjeni sasinë totale të dollarëve që duhet të paguajë Cufi për internetin e përdorur.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/DWNLD

Shembull

$ cat input.txt
3
2 2
2 1
2 3
2 2
1 2
2 3
3 0
1 2
2 4
10 10

$ python3 prog.py < input.txt
6
3
110

Çdo rast testimi ka si rresht të parë numrat N dhe K, pastaj vijnë N rreshta me të dhënat e shkarkimit T dhe D.

Në testin e parë, 2 minutat e para janë falas, kështu që kostoja totale është: 2*3 = 6.

Në testin e dytë, 2 minutat e para janë falas, kështu që kostoja totale është: 1*3 = 3.

Në rastin e tretë, 0 minuta janë falas, kështu që kostoja totale është: 1*2 + 2*4 + 10*10 = 110.

Detyra

Cufit i pëlqen të luajë pingpong. Ai gjeti disa shënime me pikët e lojrave që ka bërë para ca kohësh. Me 1 shënohet nëse ka fituar një pikë dhe me 0 nëse ka humbur një pikë (e ka fituar kundërshtari). Loja e pingpongut fitohet nga lojtari që bën i pari 11 pikë, me përjashtim të rastit kur të dy lojtarët kanë nga 10 pikë, në të cilin loja vazhdon deri sa njëri prej lojtarëve të dalë 2 pikë para kundërshtarit. Gjeni se cilat prej lojrave i ka fituar Cufi dhe cilat i ka humbur.

Referenca: https://www.codechef.com/problems/TTENIS

Shembull

$ cat input.txt
2
0101111111111
11100000000000

$ python3 prog.py < input.txt
WIN
LOSE